VENEZUELE
Politikani i opozitës Juan Guaido, i cili shpalli veten si president të Venezuelës me ndihmën e SHBA, mund të rrezikojë deri në 30 vite burg, thotë një gjykatës. Ndërkohë, SHBA po kërcënon me sanksione të reja kundër Karakas për ta detyruar të ndryshojë regjimin.
Vizita e Guaidos drejt Kolumbisë më 22 shkurt shkeli ndalimin e udhëtimeve të imponuara nga gjyqi suprem, tha gjyqtari i Gjykatës Supreme Juan Carlos Valdez për Sputnik.
“Ai është një njeri që i fshihet drejtësisë. Çfarë ndodh me ata që largohen dhe rihyjnë në vend? Ata duhen kapur dhe dërguar menjëherë në burg. Ai mund të rrezikojë deri në 30 vite burg.”,- tha Valdez.
Guaido kaloi për në Kolumbi të premten. Ai tha për transmetuesin Kolumbian NTN24 që synon të kthehet në Venezuelë pavarësisht se rrezikon arrestimin.
Ndërkohë në Këshillin e Sigurisë në SHBA u paralajmëruan më shumë sanksione drejt Karakas gjatë javëve në vijim.
(BalkanWeb)