Ka shumë lojtarë të lumtur me rikthimin e Zinedin Zidan në krye të stolit të Real Madridit, Marcelo dhe Izko in primis, por ka edhe të tjerë që kanë rrudhur buzët pasi e dinë mjaft mirë se me rikthimin e francezit, ata duhet të gjejnë një ambien tjetër.

I pari është Dani Sebajos. “Vendosi të luante me një mesfushë me rreshtim ndryshe nga i zakonshmi dhe përsëri nuk isha në fushë. Nëse Zidan do të qëndronte, unë do të kërkoja transferimin”, ishte shprehur Sebajos në verë, ndërsa tani duhet të bëjë realitet mendimin dhe të gjejë një klub të ri.

I dyti është një emër më i bujshëm, uellsiani Gareth Bejl. “Nuk kam folur me të që pas finales. Nuk ishim shokë, kishim thjesht marrëdhënie profesionale. Mendoj që meritoja të luaja titullar në finale, kisha luajtur e shënuar rregullisht”, tha Bejl pas finales së Championsit dhe kjo natyrisht është një deklaratë që e ndëshkon edhe uellsianin, që nuk po arrin të bindë aspak dhe Florentino Perezit i ka sosur durimi.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: