Claudio Ranieri e nis me fitore aventurën e tij në krye të Romës duke mposhtur Empolin me rezultatin 2-1, përveç trepikëshit ka shumë pak arsye për të festuar, dukshëm ekipi i tij ka shume probleme. Gjithçka nisi në mënyrë perfektë me El Shaarawy që shënoi që në minutën e 9-të por festa e tifozëve verdhekuq zgjati pak, Juan Jesus riktheu baraspeshën në minutën e 12-të duke devijuar topin në portën e tij.
Schick në të 33-tën rikthehu Romën në avantazh por në pjesën e dytë u detyruan të mbronin fitoren në çdo formë, mbi të gjitha pas daljes me karton të kuq të Florenzit në minutën e 80-të. Ranierin e nderon dhe VAR në këtë rikthim në kryeqytet teksa anuloi golin e Krunic tre minuta nga fundi i ndeshjes, një fitore e rëndësishme e cila i mban në valle për një vend në Champions League:
“Nuk jam i qetë por i përqendruar dhe pozitiv. Skuadra qëndroi kompakte edhe kur ishim me dhjetë lojtarë, falënderoj tifozët që na qëndruan pranë në atë moment të vështirë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, po fitonim por ishim nervoz, theksoi C.Ranieri.
Titullarë dhe 90 minuta në fushë për Empolin ishte dhe Frederik Veseli, një ndeshje pozitive për mbrojtësin e Kombëtares, një nga lojtarët më të vlerësuar për ekipin e tij.
(BalkanWeb)