ITALI

Një grup kriminal prej 10 personash u shkatërrua në Palermo. Policia italiane lokale tha se ka arrestuar 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në krime të ndryshme, që kanë të bëjnë më shumë me trafik droge dhe grabitje.

“Dhjetë persona janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë anëtarë të mafies. Ata dyshohen për trafik droge. Nga operacioni i policisë në Palermo, 10 persona u vunë në pranga, sot në agim”, tha karabinieria në një njoftim publik për mediat, shkruan “Palermo Today”.

Mediat e Italisë shkruajnë se karabinieria ka goditur sot atë që konsiderohet si “Banda e San Lorenzos”, ndërsa janë bërë me dije edhe emrat. Të arrestuarit janë italianë, njohur nga policia italiane si shtetas të “botës mafioze”.

(D.Xh/ Balkan Web)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: