Ilir Meta foli sot në lidhje me vendimin e presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të ri të Brendshëm.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, Presidenti është shprehur se do të marrë kohën e duhur.

‘Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.

Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.

Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh,” tha Meta.

Meta është shprehur se e njeh nga larg Sandër Lleshin, si ushtarak dhe si këshilltar i Ramës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb