Mediat greke shkruajnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis mund të zhvillojë një vizitë në jug të Shqipërisë.

Vizita e kryeministrit grek pritet të ndalet në Himarë, Finiq dhe Dropull, për të zhvilluar takime me minoritarët grekë.

Nuk është aspak e sigurt nëse kryeministri Edi Rama do ta shoqërojë Kyriakos Mitsotakis në fshatrat minoritare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të flasë për çështjen e detit.

Bëhet me dije se Mitsotakis mund të mbërrijë në Shqipëri të enjten ose të premten, një udhëtim ky që pritej të bëhej më parë, por që u shty.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb