Në kushtet në të cilat ndodhet opozita sot, nuk arrin të fitojë dot zgjedhjet.

Kështu deklaroi anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko, në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’ nga gazetarja Marsela Karapanço. Bejko tha se me Berishën nëpër këmbë, opozita është në ditë të mjera.

“S’kam informacion për këtë gjë. Nuk është se kam shumë kontakte me deputetë. Logjikisht mund të them se nuk ka deputetë të çmendur në PD që mos ta kenë marrë vesh se çfarë kërkon Berisha. Sot kam pasur telefonata nga qarku im nga Gjirokastra, ku presin të takohen, me disa prej atyre që kanë qenë në krah të Berishës. Nëse ata do të shkojnë me zotin Berisha, raportin do e kenë të vështirë. Nuk do të ketë komunikim me SHBA. mendoj se deputetët i kanë mendjet në kokë. zoti Basha ka një projekt të qartë politike. Se di se si do ia dalë zoti Basha që të fitojë shumicën e demokratëve dhe besimin e shqiptarëve. Nga mënyra se si do dilet, apo nga dalja e qartë nga Berishizmi. Ai duhet të ndahet nga filozofia, mënyrën se si zoti Berisha e ka ndërtuar partinë në këto 30 vite. Partia duhet të jetë e demokratëve edhe kryetari duhet të jetë për të drejtuar dhe për të udhëhequr në misionin politik.”, tha ai.

Ndërkohë, pyetjes se kë do të votonin sot shqiptarët nëse do të mbaheshin zgjedhjet, Bejko iu përgjigj: “Është ditë e mjerë për opozitën. Nuk duhet të jemi euforikë. E ndarë në këtë mënyrë sot, me Berishën që kemi nëpër këmbë, ai do ta pengojë PD zyrtare që të fitojë. Projekti i tij, ma ha mendja mua, nëse do të vazhdojë me këmbëngulje që të pengojë opozitën të bëjë punën e vetë, do e pengojë të bëjë zgjedhjet. Do të nxjerrë kandidatura të pavarura. Do t’i duhet kohë për ta bërë këtë grup. Nëse ai do të thotë; unë jam PD. Ai s’ka një firmë dhe një vulë. S’ka asgjë zyrtare. Pas kësaj proteste që bëri zoti Berisha, do ketë gjithmonë e më pak mbështetës. Zoti Berisha është në akord me zotin Rama. Duke ia mbajtur grushtin në turi PD-së, kjo e ndihmon zotin Rama. Kemi para një axhendë të tillë, ku PD pret të kryejë reforma të qenësishme. Nëse do të flitej për bashkim, me atë urrejtje që u pa në protestë, kjo është e pamundur. Si një sherr brenda familjes, kur thyhet marrëdhënia mes çiftit, është divorci.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: