TIRANË

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se nuk do të mbyllen shkollat nga koronavirusi.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli theksoi prerë dhe qartë se me këto shifra, që janë sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave.

“Shkollat do të hapen atëherë kur është përcaktuar, në bazë të protokolleve të përcaktuara. Tashmë kemi stafe të vaksinuara, por edhe një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve janë vaksinuar. Në shifrat që jemi sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave”, tha zv.ministrja Rakacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb