Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve.

Pra do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Vendimet i marrim të gjithë bashkë. Ajo është një çështje që duhet ta marrë Këshilli i Mandateve. Ju këshilloj që ta lexoni mirë atë vendim. S’kemi një vendimmarrje, se nuk jam unë Këshilli i Mandateve. Nuk e mbledh unë Këshillin.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb