TIRANE- Ndonëse ajo është tërhequr nga jeta politike, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shfaqet sot në publik. Demokratja Topalli në një intervistë për emisionin ‘Rudina’, pohoi se ka kohë që nuk i ndjek më zhvillimet e Kuvendit, ndërsa shton se ndihet e zhgënjyer nga politika.

Teksa u pyet lidhur me faktin nëse do t’i rikthehet politikës, Topalli tha se; ‘kurrë mos thuaj kurrë’, duke treguar kështu edhe disa nga arsyet që e bëjnë të mendojnë kthimin.

“Nuk mund të them se e ndjek parlamentin e Shqipërisë, pasi më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Më duket sikur ka një rënie në tërësinë e vet. Më krijon një ndjenjë trishtimi dhe bëj pyetjen; po pse?. Thonë se ‘kurrë mos thuaj kurrë’ (rikthimit ne politike). Nuk them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsyeje njerëzore mbi të gjitha. Çdo personi në vendin tonë, kur sheh se ai po braktiset nga ata që janë jo vetëm brezi i ri, shifrat janë alarmante. Kjo është një arsye e fortë dhe e dhimbjesh për të dhënë; po mirë a duhet të bëjmë diçka?”, -tha Topalli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb