Autizmi është çrregullim i trurit, është paaftësi zhvilluese e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Disa persona të prekur nga ky çrregullim mund ta drejtojnë botën e tyre, disa kanë aftësi mahnitëse, e disa tjerë kanë problem edhe të flasin. Autizmi prek 1 në 68 fëmijë.

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura, por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi.

Karakteristikat e autizmit

– Nuk ka lidhshmëri
Fëmijët zakonisht bëjnë çmos që të tërheqin vëmendjen e personave të tjerë. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart. Një fëmijë që nuk bën përpjekje për të komunikuar me të tjerë, mund të jetë autik.

– Nuk belbëzojnë
Fëmijët fillojnë të belbëzojnë që para se të bëjnë një vjeç, nëse fëmija juaj nuk e bën ende, atëherë ai mund të jetë autik ose të ketë një problem të ngjashëm.

– Nuk njohin emrat
Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, kthen kokën kur dikush e thërret në emër. Nëse fëmija ju injoron ose ju shikon rrallë kjo është një shenjë paralajmëruese.

– Nuk buzëqeshin
Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë është shqetësuese.

– Vendosja e lodrave në mënyrë të çuditshme
Fëmijët autik shpesh bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre, pa ndonjë kuptim apo dobi.

– Lëvizja e duarve
Lëvizja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit.

– Ecja në gishtërinj
Fëmijët autikë ecin në majë të gishtave pothuajse gjatë gjithë kohës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb