TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaron se sistemi shëndetësor në asnjë vend në botë nuk mund t’ia dalë i vetëm përballë koronavirusit. Në një intervistë për News24, Rama ia ngarkon barrën e përgjegjësisë popullit që sipas tij duhet të zbatojë masat që ta bëjë avancimin e virusit sa më të ngadaltë.

Numri sa vjen e rritet në vendin tonë. Para pandemisë deklaruat se jemi të gatshëm. A është sistemi ynë i përgatitur të përballojë një fluks të madh?
Çdo sistem shëndetësor në botë, dhe ato më të kuotuarat, italian, gjerman, francez, janë të sfiduara rëndë. Askush nuk ka sigurinë se mund t’ia dalë duke e vendosur sëmundjen përballë vetëm me sistemin. Ndaj të gjithë mes virusit dhe vijës së parë të mbrojtjes kanë vendosur popullin. Është populli që duhet të garantojë që përmes masave dhe zbatimit të tyre ta bëjë avancimin e virusit shumë më të ngadaltë. Pritshmërinë sa më të ulët që t’i japë mundësi sistemit të kurojë ata që janë më në nevojë. kjo është arsyeja që merren masat. Virusi do hapet kudo dhe do bëjë të vetën por ajo që është e rëndësishme përhapja e virusit me shpejtësi apo me ngadalë. Përhapja me shpejtësi…

Nëse ne marrim masa, numri i këtyre njerëzve është më i vogël dhe i shtrirë në kohë.

…Dhe kështu mbrojmë sistemin tonë shëndetësor…
Jo të mbrojmë njerëzit dhe t’i japim mundësi sistemit shëndetësor të mbrojë njerëzit. Ndryshe katandisemi si sistemi më i avancuar shëndetësor në Lombardi.
Numrat në Shqipëri do të rriten patjetër, s’ka si të ndodhë ndryshe por duhet të bëjmë çmos të ruajmë një rritje graduale dhe të mos shkojmë në kurbën marramendëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb