Sipas një faqeje të njohur takimesh për të martuarit, pronarët e makinave luksoze janë më të prirur ndaj tradhëtisë. Në anketë morën pjesë mbi 800.000 anëtarë të faqes dhe rezultoi se 22.21% e atyre që drejtojnë një makinë të markës Audi janë të prirur të tradhëtojnë, i ndjekur nga BMW me 13,79% (ishte i pari vitin e kaluar), Mercedes me 8,73% dhe Volkswagen me 5,74%.

“Makinat zbulojnë shumë për pronarët e tyre. Njerëzit që janë të suksesshëm profesionalisht dhe me motivim nuk pajtohen me atë që ata e konsiderojnë të pakënaqshme, qoftë ky mjeti i tyre apo marrëdhënia e tyre” , ka komentuar një përfaqësues i faqes.

Nëse po pyesni se cilat marka ishin me përqindje më të vogla, në dy pozicionet e fundit gjejmë Peugeot (0.38%) dhe Renault (0.51%).

Pra, nëse gruaja juaj drejton një model francez, ju ndoshta mund të flini të qetë gjatë natës, përderisa ajo është pranë jush…

Pesëshja e parë plotësohet nga Land Rover (0.53%), Skoda (1.05%) dhe Hyundai (1.55%).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb