Selena Gomez thuhet se nuk ka konflikt me Zayn Malik apo Gigi dhe Bella Hadid, pavarësisht se ka ndaluar së i ndjekuri në Instagram.

“Nuk ka absolutisht konflikt me askënd që ajo nuk e ndjek”, tha një burim i afërt për People. Në mars, filluan të qarkullojnë thashethemet se aktorja dhe Malik ishin në lidhje, por romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë. Sidoqoftë, Gomez me sa duket i adresoi vetë spekulimet në fillim të këtij muaji kur postoi një video të TikTok duke deklaruar se ajo është në fakt beqare.

Sa i përket motrave Hadid, Selena komplimentoi Bella, në shkurt, kur ajo provoi një filtër të frymëzuar nga modelja. “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”, shkroi artistja në një selfie. Ndërkohë, motra e madhe e Bella-s, Gigi, ndan vajzën 2-vjeçare Khai me ish-anëtarin e One Direction.

Selena nuk është e panjohur për grindjet – si në internet ashtu edhe në jetën reale. Ajo pati një mosmarrëveshje shumë publike me shoqen e saj më të mirë për një kohë të gjatë, Francia Raisa. Aktorja i dhuroi veshkën e saj Gomez në vitin 2017, por kjo e fundit dyshohet se vazhdoi të pinte alkool më pas. Selena gjithashtu e gjeti veten në qendër të një rivaliteti te gruan e ishit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb