TIRANE

Can Yaman është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar, jo vetëm për fizikun e tij që shumë vajza e adhurojnë, por edhe për shkak se është me origjinë shqiptare.

Së fundmi, aktori i ka kthyer një koment në Instagram moderatores së njohur dhe shumë simpatike, Eva Muratit. Ajo i ka komentuar me dy emoji në videon e tij të fundit, ku Jan shfaqet duke luajtur në serialin e ri turk. Can ia ktheu po ashtu me dy emoji, të cilat mund të përkthehen si “Faleminderit, yll!”.

Mirëpo, këto komente, u bënë zanafilla e dyshimeve për fansat, të cilët janë bërë bërë shumë kuriozë të dinë nëse Eva ka komunikuar ndonjëherë me aktorin.
Gjatë disa pyetje-përgjigjeve që aktorja ka ndarë me ndjekësit në Insta Story, ajo është pyetur: “A ke folur me Canin? Na trego aman se plasëm!”

Moderatorja ka shkruar se preferon ta mbajë sekret, dhe se nuk do ta thotë kurrë. “Ky është një sekret që nuk do ta them kurrë! E di që më doni! Puthje, vajza e thashethemeve!”, është përgjigjur Eva.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb