Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku sot po dëshmojnë administratori i shoqërisë “Intergrated Technology Servis” shpk, Faraudin Arapi, dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk, Arjan Baci.

Fillimisht, debate ka pasur mes Tabakut dhe Anila Denajt, teksa kjo e fundit ka kërkuar riskedulim të agjendës së komisionit.

Më tej, ka qenë Edmond Spaho, i cili i ka thënë administratorit Baci se “Ka një kontratë për 25 vjet dhe detyrimi është që ju t’i jepni shtetit vetëm 2% të përfitimit të energjisë”, gjë e cila është kundërshtuar nga administratori, i cili ka thënë se nuk di gjë për kontratën.

Pjesë nga debatet:
Deputeti: Kolegët që kanë punë, kanë zëvendësues.
Denaj: Zonjë, riskeduloni agjendën dhe do rrimë këtu deri në fund.
Tabaku: Dakord, do e riskedulojmë e do japim më shumë kohë, por dëshmitarët nuk do të ikin pa u pyetur. Ditët i keni hequr, e tani doni të mbyllni komisionin.
Denaj: Kërkoj ndryshimin e agjendës. Di që ka një agjendë, më sqaroni se jeni kryetare. Ma riskeduloni të gjithën.
Edmond Spaho: Unë ju siguroj lëndën e parë, ju në këmbim a më jepni ndonjë lekë mua?
Baci: Nuk kemi kontratë 25-vjecare.
Spaho: Debati është për çmimin, sepse kompania juaj do çmim 12.5 lekë për kilovat. Në fakt ministria thotë do ua blejë për 8.5 lekë për kilovat. Ka një kontratë për 25 vjet dhe detyrimi është që ju t’i jepni shtetit vetëm 2% të përfitimit të energjisë. A është normale që një objekt që ndërtohet me paratë e shtetit t’i japë shtetit vetëm 2% të vlerës e pjesën tjetër ta fusë në xhep?
Baci: Jeni në kushtet e supozimit.
Spaho: Ore, ka një kontratë për zgjatjen e kontratës 25 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb