“Presidenti Ilir Meta duhet ta shpërndajë Parlamentin”! Kështu deklaruan analistët e ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, teksa vlerësuan manifestimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, tha se demokracia shqiptare nuk funksionon, ndaj dhe sipas tij, Presidenti është i vonuar në shpërndarjen e Parlamentit, pasi duhet ta kishte bërë që pas djegies së mandateve nga opozita.

Pyetje: A mund të dekretojë Meta shkrirjen e Kuvendit?
Cakaj: Po, patjetër që është.

Kadilli: Demokracia shqiptare nuk funksionon më, sistemi është prishur, sepse kemi vetëm mazhorancë. Këtu kemi një krizë të thellë dhe Presidenti është i vonuar, duhet ta kishte bërë shpërndarjen e Parlamentit. Kushtetuta nuk funksionon, ne kemi një realitet të deformuar total dhe kërkon zgjidhje urgjente. Pasi opozita iku nga Parlamenti, nuk duhet të kishte vazhduar të ishte mbushur, që atëherë Presidenti duhet ta kishte shpërndarë. Presidenti po bëj lojë politike për të mbajtur ekuilibrat.

Fahri Balliu: Në të gjitha tavolinat ne përpiqemi të flasim me një logjikë normale për një kulturë normale dhe ngecim, sepse veprimet e Ramës janë eksempsionale në zhvillimet politike. Është i vetmi kryeministër me një dorë diktatoriale, që prodhon gjysmagjel. Do vendos populli me çdo kosto, dhe kostoja është më e lehtë se kostoja e mashtrimeve, e shitjes së Kosovës. Edhe Presidenti nuk ka gjë në dorë, populli që ishte në shesh është Shqipëria. Presidenti duhet ta shkrijë Parlamentin, por e vendosi si kusht për t’i dhënë edhe një shans mazhorancës.

Vasjari: Në këtë pikë, Presidenti ishte i qartë. Pra, kushti i Presidentit, në mënyrë korrekte, për të vazhduar e ta quajtur këtë demokracinë tonë të çalë normale, ai tha se edhe nëse dekreti im nuk konsiderohet, do vazhdojmë të ecim përpara. Dhe bëri jashtëzakonisht mirë. Pastaj, ashpërsia se nëse ata nuk e tërheqin, do shkoj të shpërndaj Parlamentin, bën pjesë te propaganda. Kjo është një krizë që duhet zgjidhur. Presidenti është duke bërë një betejë të drejtë, por në thelb është betejë pushteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb