Verës po i vjen fundi, por jo të gjithë mund ta pranojnë. Kjo është ”arsyeja” pse episode të tilla ndodhin këtë mëngjes në aeroportin e Barit Palese, shkruan gazeta italiane lagazzettadelmezzogiorno.

Në banakun për kontrollet e sigurisë para se të hipni në avion, nën sytë e habitur të pasagjerëve dhe stafit, shfaqet një shalqi.

Nuk është në një valixhe me një formë të veçantë, është thjesht një shalqin që dikush ka vendosur ta marrë në shtëpi.

Fotoja është publikuar nga presidenti i Aeroporti di Puglia, Antonio Vasile, i cili komenton: “E kuptoj, ju betohem e kuptoj që doni të sillni pak Pulia në shtëpi kur të ktheheni nga pushimet, por a nuk e ekzagjerojmë?”.

Por pyetja e vërtetë që lind është: ai shalqi do të jetë konsideruar si bagazh dore për t’u vendosur në kutinë e kontrolleve. A mund të konsiderohet ai si një çantë e vogël për t’u vendosur nën sedilje?.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: