Pasi ka rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Brazil, gjimnasti i Koresë së Veriut ka marrë dhe një tjetër çmim. Fituesi më i trishtuar i Rios.

Ri Se-Gwang ishte i rrethuar nga fytyrat e qeshura të rusit Denis Albyazin që mori medalje argjendi dhe japonezit Kenzo Shirai që fitoi të bronztën. Pasi fitoi medaljen e artë në sportin e tij, por edhe pse ishte i treti ndër sportistë të Koresë së Veriut që rrëmbeu medaljen e arit, ai mezi po kapërcente lotët dhe shfaqet e trishtuar.

Në kontrast me buzëqeshjet e tyre, Se-Gwang vjen me pamje dramatike.
Por megjithatë gjimnasti u tha gazetarëve se; “Isha i mbushur me gëzim sepse mendova se do i sillja një fitore liderit tonë”.

Në rrjete sociale u komentua gjatë pamja e tij e trishtë. Sipas tyre, sportisti sepse e pret kthimin në vendlindjen e tij që vuan nga diktatura e Kim Jong.
Gjatë pjesëmarrjes së sportistëve në Brazil, zyrtarë të Koresë së Veriut i kanë shoqëruar ata në të gjitha disiplinat që kanë kryer.

Sportistëve madje tifozëve të tyre u kanë marrë dhe telefonat samsung me qëllim që të mos kontaktojnë e të nxjerrin të dhëna.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: