Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer së bashku. Pas ‘tradhtisë’ që aktori i humorit i bëri moderatores në sy të të gjithë publikut ajo duket se e ka falur.

Në rrjet qarkulluan foto nga Kryefjala.Com ku zbuluan se çifti ndodheshin së bashku në Genova, Itali duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana e tyre deri më tani nuk ishte marrë asnjë lloj konfirmimi se janë bashkë sado që fotot tregojnë të kundërtën. Mirëpo pas publikimit të tyre duket se ka ardhur dhe ‘reagimi’ i Borës.

Ajo ka postuar në InstaStoryn e saj një selfie nga Italia dhe me këtë moderatorja i la të gjithëve të nënkuptojnë se sapo dha konfirmimin e ribashkimit të saj me Donaldin. Deri më tani nuk kemi ende ndonjë reagim nga aktori.

Bora 3
Bora 3

Rikujtojmë se shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini.

Bora Donald 1 1
Bora Donald 1 1

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht./PanoramaPlus/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb