Në emisionin “Open” në News24 u diskutua në lidhje me të vërtetën e akuzave se mbreti Zog pas largimit nga vendi mori me vete një sasi ari nga thesari i shtetit.

Ish-Këshilltar Politik i Mbretit Leka I, Murat Basha, i ftuar në studio, tha se mbreti Zog nuk ka marrë asgjë më shumë me vete, veç rrogës së tij vjetore.

Ai ka kujtuar kur në vitin 1992 është krijuar edhe një komision nga KLSH për vërtetimin apo hedhjen poshtë të një akuze të tillë, dhe pas analizimit të arkivave ka dalë se një akuzë e tillë nuk ka baza.

Ndërkohë, historiani Mareglen Kasmi ka deklaruar se mbreti Zog ka marrë me vete sasinë e arit që ka gjetur në buxhetin e shtetit. Ai tha se nëse do të gjente më shumë mbase do t’i merrte të gjitha.

Pjesë nga biseda në studio:

Basha: Zogu ka marrë vetëm rrogën e tij deri në ’39, ka marrë paratë nga shitja e një pylli në Qafë Shtamë dhe bizhuteri në pallatin mbretëror. këto janë të gjitha të dokumentuara.
Një raporti i zotit Blerim Çela, në ’93 pas mbretit Leka ka pasur një përplasje me qeverinë e asaj kohë dhe dolën disa dokumente jo zyrtare dhe doli e njëjta histori.
Është ngritur një komision nga KLSH i kryesuar nga Çela, ka hapur të gjitha arkivat dhe ka dalë që mbreti Zog nuk ka bërë asnjë abuzim mbi thesarin e shtetit. Kjo histori është kthyer herë pas here.
Albina Karamitro ka kërkuar ndjesë në ’95 për baltosjen e bërë nga PD për figurën e mbretit zog.

Kasmi: Zogu kishte një buxhet të oborrit. Ajo që u mor nga buxheti ishte fiks rroga e një viti. Nëse do gjente më shumë duhet ta merrte pse duhet ta linte aty për fashistët.

Në total nga raporti i thesarit të asaj kohe, ka dy momente. Në 6 prill Zogu urdhëron ministrin e Financave të bëjë një raport për thesarin dhe përgjigja është se gjenden në total 448535 franga ari. Më pas dërgon një toger e dy ushtar të cilët marrin këtë sasi parash dhe e sjellin tek Zogu. Për marrjen në dorëzim do nënshkruante i gjithë Këshilli i Ministrave që se bënë kurrë.
Në atë hamulli se kishte njeri mendjen të merrej me arkëtarin.
Arkëtari merr edhe një herë në zyrën e tij dhe merr 118195 franga ari që është edhe rroga vjetore e mbretit Zog. Të dyja së bashku 566 mijë rreth 133 kilogram ar. Kjo është shuma e cila ka dalë nga thesari i shtetit.
Kishte kaq sepse ari i Shqipërisë, 2.4 ton arë ruhej në Itali, ndaj në Shqipëri ishte vetëm kjo sasi.
Ai mori aq sa gjeti.
Ari shqiptar në ruhej në Itali, atë gjetën gjermanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb