Politologu Naim Iljazi ka komentuar protestën e studentëve shqiptarë nëMaqedoninë e Veriut, duke theksuar se kërkesat e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe janë legjitime dhe përbëjnë një të drejtë themelore.
Iljazi, në një bisedë në “Programin e drekës” në News24, tha se studentët dhanë një mesazh të qartë politik dhe shoqëror për ndërtimin e një kulture demokratike dhe multietnike në vend. Politologu theksoi se provimet në fakultetet e jurisprudencës duhet të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe u bëri thirrje studentëve që të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre.
Ai shtoi se situata etnike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesë vullneti për të adresuar problemet reale të qytetarëve. Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut ka edhe individë që përdorin retorikë shoviniste ndaj shqiptarëve për të mbuluar, sipas tij, “komplekset e veta”. Protestat e studentëve shqiptarë në RMV kanë vijuar ditët e fundit, me kërkesa për respektimin e të drejtave gjuhësore dhe barazi në sistemin arsimor.
“U dha një mesazh i qartë politike, nga studentët. Për ndërtimin e një kulturë në RMV. Shqiptarët këtë drejtë absolute që të flasin në gjuhën shqipe. Kur u ndërtua shteti i Maqedonisë së Veriut, themelet i ndërtuan mbi shtëpitë tona. Ndaj duhet ta kenë parasysh ekzistencën e shqiptarëve. Ndaj dhe provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe. Studentët duhet të vazhdojnë protestat, për të drejtat e tyre. Nuk mendoj se është përdorur kjo çështje nga politika aq sa duhet. Situata është e tensionuar, marrëdhënia etnike është e tensionuar. Qeveria nuk do që të dalë nga pashallëku që ka krijuar, por do që të ketë ato titujt, dhe nuk duan të funksionojnë për të mirën e qytetarëve. Nuk janë shqiptarët problemi. Ne jetojmë, zhvillohemi dhe përgatitjen tonë duam ta kemi në gjuhën tonë. Ka nga ata që janë radikalë dhe dalin me koncepte shoviniste sa i takon popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për të mbuluar kompleksitetin e vetë. Ne nuk e vuajmë këtë kompleks. Tensionet nuk do të rregullohen, nëse nuk do të plotësohet statusin e gjuhës shqipe. Shumica e institucioneve nuk e respekton gjuhën shqipe. Kemi një shqipe të bllokuar në institucionet tona, ndaj shteti duhet të krijojë mekanizmat e tyre. Institucionet duhet të kenë përkthyesin e tyre për shqipen. Vendi rrezikon destabilizimin pQr shumë faktor% dhe jo vetëm për shqipen”, tha ai.
Politologu nuk i kurseu kritikat për Tiranën zyrtare dhe atë të Prishtinës, ndërsa shtoi se duhet të ketë reagime konkrete.
“Tirana dhe Kosova ka vetëm deklarata dhe jo angazhim serioz. Shqipëria e ka në Kushtetutë që të reagojë dhe të mbrojë shqiptarët. Ne kërkojmë që kjo pikë e Kushtetues e republikës së Shqipërisë, të vihet në përdorim, dhe të përdoret jo vetëm për RMV-në, por për shqiptarët kudo ku janë. Kosova po e përdor situatën më shumë për të zbehur kërkesat e studentëve së sa t’i bëjë ato më inkurajuese.”, tha ai.
