Arsenal është kampion në Premier League. Skuadra e Michel Artetës është “kurorëzuar” pas barazimit të Manchester Cityt ndaj Bournemouth në shifrat 1-1.

Me këtë rezultat, Gooners kryesojme me +4 pikë, një javë nga fundi i kampionatit. Një triumf i madh për Arsenalin, që merr këtë trofe pas plot 22 vitesh mungesë.

Edhe në vitet e fundit, londinezët i ishin afruar disa herë fitimit të kampionatit, por pa mundur dot të bëjnë diçka të tillë. Për t’u theksuar fakti se Arsenal është edhe në finale të Champions, aty ku do përballet me PSG.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb