Tirana U-18 është shpallur kampione e kampionatit “Abissnet Superiore” U-18, pas fitores minimale 1-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit të sezonit.
Bardheblutë siguruan titullin kampion në një përballje të luftuar deri në minutat e fundit, ku vendimtar rezultoi goli i Olti Qerimajt.
Me këtë sukses, Tirana U-18 e mbylli kampionatin në vendin e parë me 44 pikë, duke lënë pas Partizanin U-18 me 40 pikë.
Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi skuadrës së Tiranës medaljet dhe titullin kampion.
