Në diskutimet e mbajtura në emisionin “”Open” në News24 për abortin, aktivistja Evi Kokalari është shprehur se shoqëria është degjeneruar dhe se një femër e rritur në një familje konservatore nuk e sheh si zgjidhje të parë abortimin e fetusit.

Ndërsa artisti Robert Aliaj u shpreh se dëshiron një shoqëri ku femra ka vendin që i takon.

Kokalari: Ka një degjenerim të shoqërisë, nëse ke një vajzë që është rritur në një familje konservatore shanset që ta shohë abortin si zgjidhje të parë janë shumë të vogla.

Ndryshon puna për rastet e përdhunimeve.

Por thelbi është degjenerimi i shoqërisë civile. Kjo ka të bëjë edhe me një shoqëri të shëndetshme. Që aborti të mos jetë zgjidhja e menjëhershme. Për mendimin tim bie në dy pika, përgjegjësia personale. Uroj të ndryshojë.

Aliaj: Ndërtimi i një shoqërie të përgjegjshme është zgjidhja,. Po erdhëm tek aborti është vonë. E kam fjalën edhe për burrat jo vetëm për gratë.

Ka kaq frustrim në Shqipëri se po flitet vazhdimisht meshkujt, meshkujt. Ka burra të përgjegjshëm sa të duash. I kam bërë gruas 9 muaj masazh se ishte shtatzëni e vështirë. Është kënaqësi dhe pjesë e procesit.

Degradimi dhe Dubai aty janë si zgjidhje. Dua një shoqëri ku femra është e respektuar dhe në vendin që i takon.

Ju ose jetoni të izoluar në zyra e s’bëni jetë nate, por është e rëndë, edhe kur flet të dëgjosh…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb