TIRANE– Në vijim të hetimeve për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, Prokuroria ka thirrur ekspertët, për të inspektuar situatën në terren. Mësohet se tre ekspertë të rrugëve, do të shohin nga afër punimet për autostradën Tiranë-Elbasan.

Grupi i ekspertëve do të përcaktojë dëmin real të shkaktuar nga mos përmbushja e standardeve për ndërtimin e rrugës.

Rezultatet e punës së ekspertëve, do të paraqiten si provë ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzim me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb