TIRANE – Brenda pak muajsh në jetën e Adelina Tahirit i kanë ndodhur një sërë gjërash të bukura. Në fillim të dhjetorit këngëtarja shqiptare bëri më dije se prej vitesh është e dashuruar me një person që e mban si princeshë. Pak javë me vonë Adelina postoi foto duke u martuar në një ceremoni intime në bashki.

Ajo u martua me një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni, dhe së shpejti do të bëhet nënë. Lajmin e bukur të shtatzënisë Adelina në fakt e ka konfirmuar dje, ku ka treguar se është në pritje të ëmbël të një djali.
ceaed2ffd93fdc139167c6f56b6c2308
Sot këngëtarja ka folur për herë të parë rreth shtatzënisë , duke treguar se kjo është periudha më e lumtur në jetën e saj. Adelina ka shkruar gjithashtu edhe për dashurinë, ku ka nënvizuar se dashuria nuk njeh kufi, rracë dhe as moshë.

“Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur, e të dedikuar. Faleminderit nga zemra është një fjalë e vogël. Jam në një gjendje, aq të emocionuar dhe të mirë, saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj e të tregoj, si ndjehem. Dhashtë Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do të vdes e tillë”,- shkruan Adelina në Instagram.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: