Këngëtarja Adelina Tahiri ngjalli dyshime se është sërish shtatzënë.
Adelina Tahiri është përfolur për martesën e saj me biznesmenin maqedon Serjozha Markov, me të cilin tashmë ka një fëmijë, Jon Markov.
Këngëtarja shqiptare, e shkëputur nga muzika prej disa muajsh, nuk lë pas dore rrjetet sociale ku publikon imazhe nga përditshmeria e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në foton e fundit të publikuar, fansat vënë re se barku i këngëtares, dukej më rrumbullak se zakonisht.

Edhe pse spekulimet kanë filluar, Adelina ende nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket kësaj çështje.

Kujtojme se projekti i saj i fundit muzikor quhet “ Hile Hile”, me muzikë nga Irkenc Hyka dhe tekst të shkruar nga Petro Xhori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb