TIRANE

Tre ditë më parë, Adelina Tahiri festoi ditëlindjen dhe me këtë rast, këngëtarja u surprizua nga bashkëshorti i saj me një super festë të organizuar në shtëpi dhe me dhurata luksoze.

Mirëpo, ndjekësit kanë vënë re një detaj që si duket na ka shpëtuar. Mes fotove të shumta që publikoi në llogarinë e saj në Instagram, Adelina ndau edhe një me Serjoza Markov, në të cilën të dy shiheshin të buzëqeshur dhe shumë të lumtur.

Por, partneri i saj dukej ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në postimet e tjera të artistes.

Ai shihet me më shumë flokë dhe me lëkurë më të ndritshme e me më pak rrudha, duke nxjerrë në pah faktin se Tahiri mund të ketë përdorur photoshop për ta ndryshuar mënyrën se si ai duket në të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: