“Gjyqtari i Seancës Paraprake” është botimi më i ri i zv.dekanit të fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi” Admir Belishta. Në ceremoninë e inaugurimit në ambientet e Universitetit “Luarasi” morën pjesë rektorë, profesorë, studiues të së drejtës penale etj.

Autori tregon se si lindi ideimi i librit, një studim i mirëfilltë shkencor 5- vjeçar, duke marrë në analizë institutin procedural të seancës paraprake dhe të gjyqtarit të seancës paraprake.

Rektori i universitetit “Luarasi” Prof. Dr. Et’hem Ruka tha se është një botim me vlerë të veçantë, në të cilin janë analizuar mbi 80 fakte për të kuptuar rëndësinë dhe rolin e gjyqtarit të seancës paraprake.

Edhe për rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha është një botim i mirëstudiuar në kushtet kur është një institut i ri dhe seanca paraprake ende nuk e ka realizuar funksionin e vërtetë të vet.

Profesori dhe avokati Maksim Haxhia tha është një botim me mjaft vlerë, i cili duhet t’i dërgohet urgjentisht gjyqtarëve për ta lexuar.
Dr.Admir Belishta ka kontribuar në sistemin e drejtësisë, si gjyqtar dhe më pas drejtues i gjykatës së Korçës, ndërsa për një periudhë 18 vjeçare është pjesë e stafit akademik si lektor në disa fakultete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb