Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, ka komentuar në emisionin Open në News 24 rreth filmit “Adoleshenca” dhe ka theksuar rëndësinë e sigurisë në internet dhe dhunës online, duke u shprehur se profesionistët duhet të dëgjohen më shumë në këtë fushë.
Ai ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve ekstreme të dhunës seksuale ndaj vajzave në Shqipëri dhe ka kërkuar që politikanët të lënë mënjanë fjalët dhe të dëgjojnë ekspertët.
Hazizaj theksoi se filmi “Adoleshenca” po shikohet nga miliona njerëz dhe theksoi se ky film ka një ndikim të fortë, pasi katër seritë e tij janë shokuese për audiencën. Ai gjithashtu e cilësoi këtë si një problem kombëtar, duke përmendur se në Britani është thënë që ky film duhet të shikohet nga të gjithë si një detyrim.
Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e Drejtave të Fëmijëve: Profesionistët kanë kohë që flasin për sigurinë dhe dhunën në internet. Shumë raste ekstreme të dhunës seksuale ndodhin ndaj vajzave në Shqipëri. Profesionistët duhet të dëgjohen më shumë. Në Shqipëri, politikanët duhet të mbyllin gojën dhe të flasin profesionistët, mëson nga regjisori dhe artisti. Katër seritë të shokojnë njëra pas tjetrës. Në Britani kanë thënë se ky është problem kombëtar dhe filmi duhet të shikohet me detyrim.
(Balkanweb)
