Adoleshentët janë kthyer rëndom në kontigjent të trafikut të drogës, vjedhjeve apo edhe krimeve të ndryshme. Emisoni “Jeta pa filtër” në TV “News 24” i autores Ervisa Lula, ka hedhur dritë mbi të vërtetën e një adoleshenti i cili ka treguar për kameran si hyri në rrugën e krimit. L.K 17 vjeç, i penduar flet për rrethin e tij shoqëror dhe gjendjen në familje pasi është arrestuar nga policia.

“Hoqa dorë kur pashë të plagosur në tokë shokun tim. Me atë kam vjedhur shumë shtëpi… Na gjëmuan ca që donin lekët e mallit. Ne shisnim bar te gjimnazet, nëpër rrugica.”-thotë ai me një lloj frikë që i dukej fare qartë në sy. Për të kuptuar në mire se çfarë po ndodh me adoleshentët sot në Shqipëri, intervistojmë Shkënda Lilin, detektive private. Ajo ngre shqetësimin e përhapjes në masë të fenomeneve sociale tek kjo moshë duke thënë se ka plot raste kur ata kapen duke shitur apo konsumuar vetë drogë. Sipas saj adoleshentët nuk veprojnë dot vetë po janë të organizuar nga më të rriturit.

Më tej ajo tregon fazat e punës se si i ndjek e i gjurmon. Kulminant është momenti i kapjes në flagrancë, ku ajo flet për detaje se si sillen të miturit përballë prindërvë apo edhe vetë asaj. Në emision ka një analizë të detajuar të psikologes Almeida Xhaferi e cila dëshmon se rastet e përfshirjes së adoleshentëvë në krime, janë pothuajse që 14 vjeç dhe arsyet sipas saj janë indiferenca e familjes, shkollës, shoqërisë dhe afrimi me persona më të rritur të cilët i kanë hyrë “rrugës së keqe”.

Në bisedë me avokatin Alban Duraj, mësojmë për raste konkrete, ndërsa ai thotë se janë prindërit ata që interesohen dhe ndjekin çdo hap, madje ata kërkojnë që gjendja të sheshohet dhe fëmijët e tyre t’u kthehen normalitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb