Qeveria e Britanisë së Madhe vendosi të ndalojë eksportin paralel të 80 llojeve të ilaçeve të rëndësishme, sipas “The Guardian” online.

Në këto ilaçe të rëndësishme përfshihen adrenalina, insulina, paracetamoli dhe morfina.

Këtë masë qeveria britanike e ndërmori për të mbrojtur furnizimet gjatë shpërthimit të koronavirusit.

”Eksporti paralel është kur një kompani blen ilaçe, të destinuara për pacientët në Britaninë e Madhe, dhe më pas i shet me një çmim më të lartë në një vend tjetër duke shkaktuar ose përkeqësuar probleme me furnizimin e tyre”, tha qeveria britanike.

Departamenti britanik i Shëndetësisë tha se çdo kompani që zbulohet se eksporton paralelisht mund të përballet me masa të ashpra nga rregullatori britanik për ilaçet, përfshirë heqjen e licencës së tregtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: