KOSOVE

Ditën e djeshme është publikuar lista e 110 emrave kandidues të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj.

Mes këtyre të rinjve, me numër 60 figuron edhe emri i aktores së njohur shqiptare Adriana Matoshi, gjë që e cila ka befasuar publikun, pasi deri më tani nuk ishte parë ndonjë aderim i saj publik në këtë parti

Adriana në një intervistë ka konfirmuar se është e vërtetë që po i futet rrugës për të garuar deputete.

“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare, në sajë të karrierës së saj të suksesshme në aktrim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: