Serie A do të ketë në përbërje edhe Monzan me president Silvio Berlusconi dhe administrator Adriano Galliani. Ky i fundit ka nisur nga puna për goditjet në merkato.

Galliani ka kryer transferime cilësore deri më tani, duke firmosur me Ranocchian, Pesinan, Sensin, Kranjon, Carbonin dhe Birindellin. Ndërkohë, administratori i bardhekuqve do të zhvillojë sot një takim me drejtorin sportiv të Romës për transferimin e Villar.

Gjithashtu për sulmin kanë nisur negociatat edhe me Petagnan e Napolit. Por Galliani nuk dëshiron të ndalet me kaq. Italiani kërkon të ketë siguri edhe në prapavijë dhe ka piketuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Emri i Berat Gjimshitit përfundon në bllokun e shënimeve të Adriano Gallianit, i cili në ditët në vazhdim mund të provojë ta bindë për të lënë Atalantën dhe t’i bashkohet Monzës së tij. Pak e vështirë të ndodhë kjo, pasi me bergamaskët Gjimshiti ka mundësinë të aktivizohet në Evropë, ndërsa Monza lufton thjesht për mbijetesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb