Pas përfundimit të fejesës me këngëtarin Shpat Kasapi, modelja Afërdita Dreshaj nuk është se ka vuajtur shumë.
Pa kaluar shumë kohë ajo ka filluar një lidhje të re me hokeistin çek Jakub Kindl me të cilin ndjehet më e lumtur se kurrë.
Afërdita është edhe tifozja e zjarrtë e tij, ndërsa ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet se ka veshur një bluzë të ekipit ku i dashuri i saj luan.
Në pjesën mbrapa bluzës është mbiemri i Kindl dhe sipas mbishkrimit në foto, Afërdita i uron fitore.
(d.d/BalkanWeb)
