Gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak Mi-17, në provincën Maidan Wardak, Afganistan, humbën jetën tre persona.

Ministria e Mbrojtjes tha se një helikopter ushtarak u rrëzua në rrethin Chegat për shkak të një mosfunksionimi teknik.

Tre persona humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos në aksident.

Megjithatë, talebanët pohojnë se helikopteri është rrëzuar.

Derisa nga njëra anë zgjasin aktivitetet në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend, nga ana tjetër sulmet dhe dhuna nuk ndalen.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale të Afganistanit, Rahmatullah Ender, më 5 qershor njoftoi se në muajin maj janë kryer 1.455 sulme, ndërsa kanë pësuar shumë civilë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb