Në një sulm të armatosur dhe me bomba që militantët talebanë kryen në zonën Qaysar në rajonin Faryab në veri të Afganistanit, humbën jetën 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë edhe drejtorin e policisë.

Përfaqësuesi i Këshillit të rajonit Faryab, Aaq Mohammad Noori në një deklaratë për media tha se militantët fillimisht vendosën në objektivin e tyre me autobombë ndërtesën e policisë dhe më pas kryen sulm të armatosur.

“Në sulm humbën jetën drejtori i policisë së rajonit Qaysar, Seyfurrahman Dihzad dhe 14 policë”, tha Noori duke shtuar se edhe 37 policë të tjerë u rrëmbyen nga militantët.

Noori theksoi se talebanët kanë marrë nën kontroll shumë zona të qendrës së Qaysar dhe se ajo do të kalojë plotësisht nën kontrollin e talebanëve nëse nuk mbërrijnë forca mbështetëse.

Talebanët pretendojnë se kanë marrë nën kontroll shumë stacione policie.

Në njërën anë në vend vazhdojnë punimet për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër vazhdojnë sulmet.

Sipas qeverisë afgane, në vend janë rritur ngjarjet e dhunshme që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja e deri më tani.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Afganistanit kishte njoftuar se talebanët në muajin maj kanë kryer 1.455 sulme/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb