Gjatë një sulmi të armatosur të cilin e kryen talebanët në Nangarhar të Afganistanit, kanë humbur jetën katër policë.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, tha se militantët kryen sulm në njësinë kufitare në Sangani.

Gjatë sulmit kanë humbur jetën katër policë, ndërsa edhe katër të tjerë u plagosën.

Sipas tij, në përleshjen që vijoi pas sulmit janë vrarë tetë militantë, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.

Talebanët ende nuk kanë lëshuar njoftim lidhur me këto raste.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb