AFRIKE-Një dhuratë e mrekullueshme e natyrës, një shpresë për mbijetesën e gorillës. Në parkun kombëtar të Dzanga-Sangha, në Afrikën Qëndrore, në janar kanë ardhur në jetë binjakët e gorillës, të parët pas më shumë se 20 vjetësh dhe rasti i parë binjak mes gorillave të zonës perëndimore.

Një specie e cila kishte një rrezik të lartë të ekzistencës së saj. Prej 16 vjetësh rreth 80 punëtorë të parkut luftojnë për mbijetesën e kësaj kafshe të mrekullueshme. Për ta ishte një moment magjik, pak ditë më parë, kur arritën të shohin mamin Malui dhe të parin e familjes Makumba, së bashku me dy të sapolindurit.

Momenti shumë i rrallë është fotografuar nga Nick Redford, i WWF, i cili ka shpërndarë fotot e kësaj ’shprese të pabesueshme’. ‘Këto binjakë të vegjël janë një shenjë suksesi, por gorillat vazhdojnë të jenë të kërcënuar nga kontrabandistët, sëmundjet dhe nga humbja e habitatit të tyre në të gjithë Afrikën qendrore. E ardhmja e tyre është shumë e pasigurt dhe për këtë arsye ne të WWF do vazhdojnë të luftojmë’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb