Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka kaluar shifrën 4.6 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.606.045.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.134.941 ndërsa numri i viktimave në 122.411.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve lidhur me virusin është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1.3 miliardë banorësh deri më tani janë aplikuar mbi 15 milionë doza të vaksinës/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb