Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, në një intervistë për Radio Kiss Kiss, ka folur për të ardhmen e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare: “Me Napolin kam një raport shumë të mirë, nuk e kemi me nxitim për të folur rreth rinovimit të Hysaj.

Sigurisht, kur një lojtar bën paraqitje të madhe, për një president inteligjent si De Laurentiis nuk është e domosdoshme të telefonish shoqërinë, do jenë ata që do të na marrin. Me Hysaj Napoli ka bërë një goditje të shkëlqyer, është anësori më i mirë në Itali dhe mund të bëhet anësori më i mirë në Evropë. Mendoj se tani vlen të paktën katër herë më shumë se sa 5,5 milionë euro të paguara në verë”, theksoi Giufferdi.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb