Inter pavarësisht 5 përforcimeve në merkato të bëra deri më tani po vazhdon intensivisht për të plotësuar ekipin për sezonin e ri.

E sigurtë është se ziklatërit po kërkojnë të ndërhyjë në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Candreva nuk bind më. Kjo i ka rënë në vesh agjentit Jorge Mendes, që sipas mediave italiane i ka ofruar skuadrës së drejtuar nga Spalleti Angel Di Maria-n.

Mësohet se drejtori sportiv i Interit, Ausilio, është treguar i prerë duke vendosur 2 kushte për këtë marrëveshje.

Së pari drejtori sportiv zikaltër ka kërkuar ulje të rrogës së argjentinasit, nga 9 milionë euro që përfiton aktualisht te PSG-ja, në 6 të tilla te Interi, pasi klubi milanez nuk mund të paguajë asnjë cent më tepër.

Kushti tjetër lidhet transferimin e Joao Marios, i cili ka gjithashtu për menaxher patriotin e tij, Jorge Mendes. Edhe këtu Ausilio është treguar i qartë, duke kërkuar 30 milionë euro për shitjen e Joao Marios, para të cilat do t’i investonte për të marrë Di Marian.

Pra, duket se transferimi i Di Marias te Interi nuk është më çështje e zikaltërve, por e vetë menaxherit Mendes, që duhet të gjejë sistemim për Joao Marion dhe të bindë argjentinasin të ulë pagën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb