Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Kodi Zgjedhor dënon partitë e vogla në zgjedhje.

Duka theksoi se Shqipëria, për fat të keq vazhdon të lëngojë politikisht, pasi nuk ka as parlament dhe as pushtet vendor normal.

“Kemi diskutuar në parti nëse duhet të kemi vetëm një vend në parti. Nëse dal vetë si kandidat i Partisë Agrare edhe mund të dal deputet. Kodi Zgjedhor dënon partitë e vogla.

Ne do donim të garojmë veçmas, por nuk janë kushtet në vend. Ne duam zgjedhje normale dhe të kemi parlament normal. Nuk kemi parlament dhe pushtet vendor normal. Vota është ndjenjë dhe jo shah”, tha Duka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb