Manchester City nuk do të tentojë të mbajë më Sergio Kun Agueron në fund të sezonit. Argjentinasi 32-vjeçar nuk do të jetë më pjesë e ”The Citizens” nga sezoni i ardhshëm.

Kontrata e tij skadon këtë verë, dhe vetë klubi po përgatitet për një ceremoni lamtumire në shenjë respekti për Agueron i cili në Manchester ka kaluar tashmë 10 vite të karrierës së tij.

Në 384 paraqitje Aguero ka shënuar 257 gola duke e ndihmuar të fitojë disa trofe Manchester Cityn vetëm brenda për brenda Anglisë.

Tashmë pistat për transferimin e Agueros janë të hapura, teksa fillimisht është përfolur për Barcëlonën ose Chelsean.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb