KAMZA

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj I shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli kanë inspektuar kantierin e Rindërtimit të kopshtit dhe shkollës ‘’Halit Coka’’ të dëmtuar nga tërmeti.

Ahmetaj tha se kjo shkollë është simbol i rilindjes së Bashkisë Kamzës, e cila s’ka përfituar kurrë fonde sa ç’po merr që kur PS mori drejtimin e saj në 2019.

Më tej ai shtoi se shkolla do u shërbejë 200 fëmijëve të kopshtit dhe 1400 nxënësve të cilët do të mësojnë në kushte më të mira mësimore. Po ashtu Ahmetaj bëri të qartë se në Kamzë do të rindërtohen 22 objekte arsimore.

Nga 143 objekte arsimore që do të rindërtohen në gjithë Shqipërinë të cilat u dëmtuan në tërmetin e 26 nëntorit të 2019, 22 prej tyre duket se janë vetëm në Kamzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb