Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot, në fshatin Gosë e Madhe të Rrogozhinës, ka nisur puna për rindërtimin e një shkolle 9-vjecare.

Ahmetaj shprehet se projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Arben Ahmetajt:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Sot filluan punimet në një tjetër kantier të rëndësishëm, për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë.

Projekti i financuar nga buxheti i shtetit në vlerën 110 milionë lekë, parashikon ndërtimin e shkollës së re që do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera, përfshin 19 klasa për mësim, 6 laboratorë, salla për mësuesit, palestra me sip 405 m2 dhe ambiente të tjera ndihmëse.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb