Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, ndërsa trajneri i përfaqësueses, Murat Yakin, ka reaguar për herë të parë pas pranimit të futbollistit se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi gjatë pandemisë së COVID-19.

“Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë.  Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”- tha Yakin. Kujtojmë që Xhaka nuk është grumbulluar nga Zvicra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb