Analisti Genc Burimi teksa vijoi me analizën e tij mbi atë se çfarë po prodhojnë protestat në Tiranë, pohoi se Rama është duke pritur telefonatë nga kancelaritë europiane.

Ai tha për ‘Programin e drekës’ në News24 për Ola Brukon se kancelaritë europiane duhet të reagojnë dhe t’ia thonë hapur Ramës se tashmë ka marrë fund, “it’s over!’.

“Rama është duke pritur një telefonatë nga kancelaritë e huaja, nga Brukseli. Kancelaritë duhet të jenë më direkte, t’i thonë Ramës; It’s over! Këtë e shoh të mundshme që t’i nesër të lësh makinë dhe të ikësh në shtëpi në këmbë. Duhet një protestë më masive. Edhe për reagimet e prindërve. Varet, protesta duhet të jetë më masive. I ngjajnë protestave në Francë. Ndoshta dhe Botërori do ta ndikojë. Për mua në plan të parë, Rama shpreson te vazhdimi i heshtjes nga perëndimorët. Mediat botërore flasin të gjitha, por kancelaritë asnjë!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: