Kryetarja e PD Dega 9 në Tiranë, Eda Grimçi, në fjalën e tij renditi disa nga arsyet pse qytetarët duhet të protestojnë kundër pushtetit të vjedhur.
Grimçi tha se të rinjtë po largohen nga Shqipëria pasi nuk kanë shpresë se ky vend do të ndryshojë.
“Shkolla pa kushte, arsim i shitur, mësues të detyruar të bëhen ushtarë politikë. Të rinj që mësojnë se në këtë vend nuk fiton më i miri por më i lidhuri, më patronazhisti”, tha Grimçi, ndërsa ftoi dhe prindërit të reagojnë dhe ti bashkohen opozitës në protestë.
“Çohuni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga vendi. Mendoni për veten, për fëmijët tuaj, të cilët me paratë e fituara nëpër botë duhet të kujdesen dhe për prindërit e tyre. Mos i votoni më, mbi të gjitha i drejtohem të rinjve, jeni arsyeja pse kjo betejë nuk ndalet”, tha kryetarja e PD dega 9 në Tiranë.
Eda Grimçi: I drejtohem të rinjve, atyre që janë në shesh por dhe atyre që janë jashtë.
Mos dëgjoni kur ju thonë se jeni brez dembelash, këtë duan këta që ju të dëgjoni sepse kanë frikë nga ju, mos ikni nga ky vend me valixhe në duar dhe dhimbje në zemër.
Shkolla pa kushte, arsim i shitur, mësues të detyruar të bëhen ushtarë politikë. Të rinj që mësojnë se në këtë vend nuk fiton më i miri por më i lidhuri, më patronazhisti.
Ti sipas tyre, duhet të heshtësh, por deri kur. Kjo është poshtërim. Këta sillen si pronarë të këtij vendi por duhet të kenë frikë nga ju, sepse kur të zgjohemi do të largohen nga pushteti i vjedhur.
Është frika e tij, ai që gënjeu për integrimin, ku e keni Evropën.
Çohuni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga vendi. Mendoni për veten, për fëmijët tuaj, të cilët me paratë e fituara nëpër botë duhet të kujdesen dhe për prindërit e tyre. Mos i votoni më, mbi të gjitha i drejtohem të rinjve, jeni arsyeja pse kjo betejë nuk ndalet.
E kam parë frikën e tyre, i kam parë sa trima janë. E tregojnë me qytetarët që protestojnë, kam parë qytetarë të ndershëm që zvarriten në komisariate, arrestoheshin pse protestonin. Këta i bëjnë, ata që paguhen për të na mbrojtur na godasin me gaz, na lagin me ujë. Është frika e atij që mendon se është i paprekshëm, ai që ju gënjeu për integrimin, ku e ke Evropën? Ai që ju vjedh votën, të ardhmen e fëmijëve.
